Edhe sot, kampionët nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Kosova

Edhe sot, kampionët nuk lejohen të qarkullojnë në autoudhë

Më: 19 korrik 2026 Në ora: 09:07
Fotoilustrim

Qarkullimi i automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë do të kufizohet sot në autoudhët e Kosovës, nga ora 11:00 deri në 17:30.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se masa është marrë për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e temperaturave dhe do të njoftojë për çdo ndryshim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat