Breshëri në Istog: Qytetarët presin ndihmë nga Qeveria

Kosova

Breshëri në Istog: Qytetarët presin ndihmë nga Qeveria

Më: 20 korrik 2026 Në ora: 19:14
Breshër

Qytetari Shefqet Gjocaj ka ndarë pamjet tronditëse të breshrit dhe fortunës në Istog, çka ka shkaktuar dëme të mëdha.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kandidati për deputet nga radhët e VV-së, tha se qytetarët po presin ndihmë nga Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria.

“Furtunë me breshër shkatërrues në Istog! Breshëri i madh ka shkatërruar pothuajse të gjitha prodhimet bujqësore dhe serrat!

Qytetarët presin ndihmë nga Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria!”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat