Një stuhi e fortë e përfshiu Komunën e Suharekës duke shkaktuar dëme në qytet dhe në disa fshatra përreth.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, doli në terren dhe publikoi disa fotografi në Facebook, ku u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes për shkak të kushteve të motit.
“Nga stuhia e fortë ka disa dëmtime në qytetin e Suharekës dhe fshatra me rrethinë”, shkroi ai.
Postim i plotë:
Nga stuhia e fortë ka disa dëmtime në qytetin e Suharekës dhe fshatra me rrethinë.
Apelojmë për kujdes.