​Automjetet me mbi 20 tonë s’mund të qarkullojnë në autostrada të mërkurën

Kosova

​Automjetet me mbi 20 tonë s’mund të qarkullojnë në autostrada të mërkurën

Më: 28 korrik 2026 Në ora: 17:02
Fotoilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bëri të ditur se bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për të mërkurën (29 korrik) do të zbatohet kufizimi i përkohshëm qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë.

“Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat