Përurohet QMF-ja e re në Gurrakoc, shërbimet shëndetësore më afër qytetarëve

Kosova

Përurohet QMF-ja e re në Gurrakoc, shërbimet shëndetësore më afër qytetarëve

Më: 7 gusht 2026 Në ora: 14:52
Pamje nga perurimi

Sot u përurua zyrtarisht Qendra e Mjekësisë Familjare në Gurrakoc, një investim i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e kësaj ane.

Në ceremoninë e përurimit, prerjen e shiritit e bënë Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, Drejtori i Shëndetësisë, Fisnik Shoshaj.

Si dhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.

Ky projekt është realizuar falë donacionit nga Shteti i Kuvajtit, me ndërmjetësimin dhe angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e cila ka kontribuar në krijimin e mundësisë për ndërtimin dhe funksionalizimin e kësaj qendre mjekësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat