Kufizime në autoudhë për automjetet mbi 20 tonë, Ministria tregon orarin

Kosova

Kufizime në autoudhë për automjetet mbi 20 tonë, Ministria tregon orarin

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 09:14
Fotoilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të parashikuara prej 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga masa përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që ta respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë lëvizjet në përputhje me orarin e përcaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat