Vazhdon moti i nxehtë edhe sot, temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë

Kosova

Vazhdon moti i nxehtë edhe sot, temperaturat pritet të arrijnë deri në 35 gradë

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 07:33
Fotoilustrim

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C.

Ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 30 deri në 35°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat