Podujevë, hapet thirrja për subvencionimin e bizneseve dhe ndërmarrjeve publike

Kosova

Podujevë, hapet thirrja për subvencionimin e bizneseve dhe ndërmarrjeve publike

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 10:25
Fotoilustrim

Komuna e Podujevës ka hapur thirrje publike për subvencionimin e bizneseve dhe ndërmarrjeve publike, përmes mbështetjes me pajisje pune.

Në kuadër të projektit, mund të aplikojnë bizneset ekzistuese dhe bizneset Start-Up, me qëllim të zhvillimit dhe avancimit të veprimtarive të tyre.

Aplikimi është i hapur nga 24 gusht deri më 11 shtator 2026, ndërsa përfituesit duhet të participojnë me 30 për qind të vlerës së projektit.

Formularët e aplikimit mund të merren në Drejtorinë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik, në zyrën nr. 45, ndërsa dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën e Shërbimit të Qytetarëve në Komunën e Podujevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat