Erërat e forta i dëmtojnë të mbjellat dhe serën banorit në Skifteraj

Kosova

Erërat e forta i dëmtojnë të mbjellat dhe serën banorit në Skifteraj

Më: 30 gusht 2026 Në ora: 14:09
Dëmtimi i serës

Erërat e forta dhe reshjet e shiut të shoqëruara me mot të lig kanë përfshirë mbrëmë disa rajone të Kosovës.

I prekur nga këto kushte atmosferike ishte edhe qyteti i Vitisë.

Një banor i fshatit Skifteraj ka dërguar pamje ku shihet se era e fortë ka dëmtuar të mbjellat e tij, ndërsa ka rrëzuar pothuajse tërësisht edhe serën.

Pamjet në vijim tregojnë dëmet e shkaktuara nga moti i lig:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat