​Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë në Kosovë

Kosova

​Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë në Kosovë

Më: 3 shtator 2026 Në ora: 20:23
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas Ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike.

Do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se plotësohen kushtet për vendosjen e kufizimeve.

Vijon...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat