Pas raportimit për mbeturinat, pastrohet zona në rrugën “Kadri Minushi” në Fushë Kosovë

Kosova

Pas raportimit për mbeturinat, pastrohet zona në rrugën “Kadri Minushi” në Fushë Kosovë

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 22:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

NPL “Fushë Kosova” ka njoftuar se ka ndërhyrë në rrugën “Kadri Minushi”, pas raportimit për gjendjen e kësaj zone.

Sipas njoftimit, ekipet e ndërmarrjes kanë pastruar hapësirën dhe kanë vendosur një kontejner të ri për banorët e objektit.

“Punë konkrete, çdo ditë për një qytet më të pastër!”, thuhet në njoftimin e NPL “Fushë Kosova”.

Postimi i plotë:

Pas raportimit në rrugën “Kadri Minushi”, ekipet tona pastruan zonën dhe vendosën kontejner për banorët e objektit. 🗑️

💪 Punë konkrete, çdo ditë për një qytet më të pastër!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat