Vendoset gurthemeli i palestrës sportive në SHFMU “Kadri Zeka” në Kaçanik

Kosova

Vendoset gurthemeli i palestrës sportive në SHFMU “Kadri Zeka” në Kaçanik

Më: 24 shtator 2026 Në ora: 21:53
Vendoset gurthemeli i palestrës sportive në SHFMU “Kadri Zeka” në Kaçanik

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka njoftuar se sot është vendosur gurthemeli i palestrës sportive dhe terrenit të jashtëm sportiv në SHFMU “Kadri Zeka” në Dubravë.

Me vendosjen e gurthemelit është shënuar edhe fillimi i punimeve për realizimin e këtij projekti, i cili synon përmirësimin e kushteve sportive për nxënësit dhe të rinjtë e kësaj ane.

Sipas Vishit, investimi do të krijojë hapësira më të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe rekreative, si dhe për zhvillimin e nxënësve.

“Vazhdojmë me investime konkrete në shkollat tona, për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë!”, ka shkruar Vishi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat