​Mbi 1,270 euro borxh për ujë, KRU “Gjakova” shkyç një konsumator në Prizren

Kosova

​Mbi 1,270 euro borxh për ujë, KRU “Gjakova” shkyç një konsumator në Prizren

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 15:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka shkyçur nga rrjeti një konsumator në fshatin Krajk i Ri të Prizrenit.

Kjo për shkak të borxhit prej mbi 1,270 eurosh.

Sipas kompanisë, shkyçja është kryer nga ekipet e Kontrollit dhe Shkyçjes të njësisë në Prizren, pasi konsumatori nuk i kishte përmbushur obligimet e pagesës.

KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje konsumatorëve me borxhe t’i shlyejnë ato ndwrsa ka njoftuar se aksionet e kontrollit dhe shkyçjes do të vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat