Në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në disa zona do të ketë edhe vranësira të shpërndara.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, duke bërë që mëngjesi të jetë relativisht i freskët, transmeton "Bota sot".
Gjatë ditës, temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme dhe pritet të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi nga 1 deri në 5 metra në sekondë.
Në përgjithësi, dita pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe intervale të gjata me diell, megjithëse vranësirat e shpërndara do të jenë të pranishme në pjesë të ndryshme të vendit.