Inspektorati Qendror i Punës ndaloi punimet në 12 objekte ndërtimi në Komunën e Rahovecit.
Në njoftim thuhet se ka konstatuar parregullsi në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Ndalimi vlen deri në eliminimin e parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
“Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë inspektimet në terren, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe krijimit të kushteve të sigurta për punëtorët”, thuhet në njoftim.