​Fluksi në vendkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinje e Merdare

Kosova

​Fluksi në vendkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinje e Merdare

Më: 25 tetor 2026 Në ora: 19:02
Ilustrim

Në orët e mbrëmjes ka rënë paksa fluksi i udhëtarëve që po presin në pikat e vendkalimeve kufitare të Kosovës.

Në dalje të Jarinjës, kolona e automjeteve është dy kilometra e gjatë dhe pritjet arrijnë deri në tri orë, teksa në hyrje nuk ka kolona, por pritjet janë po ashtu tri orë.

Kolona të automjeteve vazhdon të ketë në Merdare, përkatësisht në dalje të kësaj pike kufitare, 600 metra.

Pritjet e qytetarëve për të kaluar në anën tjetër të kufirit variojnë nga 40 deri në 60 minuta.

Në hyrje të kësaj pike kufitare nuk ka kolona, ndërsa pritjet janë nga 90-120 minuta. Ndërsa në pikën tjetër kufitare Bërnjak, nuk ka kolona e automjeteve, sipas të dhënave të orës 18:27 nga Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat