Mot i vranët dhe me reshje shiu, në viset e larta mundësi për borë

Kosova

Mot i vranët dhe me reshje shiu, në viset e larta mundësi për borë

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 07:08
Fotoilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas parashikimit të IHMK-së, në viset e larta parashihen reshje të përziera shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 8 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat