Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, që organizoi protesta kundë vrasjes së grave, zhvillon aksion (Para Këshillit Prokurorial, ora 9:00)
Aktivitetet për dhjetëvjetorin e vrasjes së aktivistit Astrit Dehari
09:30 Homazhe te varri i Astrit Deharit
11:00 Dhurim vullnetar i gjakut (Zyra e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, rr. Behije Dashi, Prishtinë)
11:00 Konferencë për media (Para objektit të Prokurorisë Speciale
11:30 Bashkëbisedim me brezat e rinj (Amfiteatri i Fakultetit të Mjekësisë)
14:00 Ekspozita “Kujtimet e veprimtarisë së Astrit Deharit” (Zyra e Sekretariatit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, rr. Behije Dashi, Prishtinë)
17:30 Akademi Përkujtimore (Kino ABC, Prishtinë)
18:30 Ndezja e qirinjve te murali “Astrit Dehari” (Kino ABC, Prishtinë)
20:00 Natë Përkujtimore: “Astriti në kujtimet e shokëve dhe shoqeve” (Kafe “Retrovers”, afër Menzës së Studentëve, Prishtinë)
Nesër lansohet simbolikisht NOËL 2026, merr pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.
(Në hapësirën para Katedrales së Prishtinës “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)
Mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit të 13-të të DOKU.TECH. Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 10:30)
Presidentja,Justina Shiroka Pula, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës njëherësh kryesues i OSBE-së, Ignazio Cassis (Kabineti i Presidentes,ora 11:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton fushëveprimin e komisionit dhe planin e punës për sesionin vjeshtor 2026. (Salla N-302, Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
Mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë mban diskutim publik me temën “Arkivat familjare në Memorializim, Historitë që nuk kanë gjetur ende një vend në kujtesën publike”. (Libraria Konceptuale e K2.0, Prishtinë, ora 12:00)
Protestë para zyrave të BE-së nga Organizata e Veteranwve të Luftës së UÇK-së (Para zyrave të BE-së në Prishtinë, ora 12:00)
Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim anëtarin e Këshillit Federal dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 12:20)
Platforma “Liria ka Emër” mban konferencë për media (Hoteli “Manami”, ora 14:00)
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), organizon ceremoninë e përmbylljes së dy skemave të granteve. Merr pjesë ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari Lila, ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ambasadori i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Eric Dietz. (Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Prishtinë, ora 14:30)
Promovohet libri “Istvan Schutz: Miku hungarez i shqiptarëve” i autores Mimoza Hasani Pllana (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)
Hapet ekspozita personale e artistit Taulant Qerkini Tak, “MASNESËR” (Galeria e Arteve të Prishtinës, ora 19:00)