Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, Inspektorati konstaton shkelje të sigurisë në punë

Kosova

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, Inspektorati konstaton shkelje të sigurisë në punë

Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 14:36
Fotoilustrim

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë realizimit të inspektimeve në terren, ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit.

Kjo, për shkak të mosrespektimit të masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (SSHP).

Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në vendin e punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat