Vetëvendosje: Jabllanoviq jashtë! Trepça është e jona!

Kosova

Vetëvendosje: Jabllanoviq jashtë! Trepça është e jona!

Më: 22 janar 2015 Në ora: 11:39

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan e mbështetë protestën e organizuar nga studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” dhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, protestë kjo që do të mbahet të premten, më 23 janar, në Gjilan.

Në vazhdën e protestave që po mbahen nëpër qytetet e Kosovës, edhe kjo protestë ka dy kërkesa kryesore: shkarkimin e Jabllanoviqit dhe mbrojtjen e Trepçës. Protestat e tilla gjithandej Kosovës, tregojnë mobilizimin gjithëpopullor kundrejt problemeve jetike të shtetit tonë, që për emërues të përbashkët kanë Listën Srspka.

Andaj, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve dhe aktivistëve që të bashkohen në këtë marsh protestues, që nis në ora 13:00 pranë Universitetit Publik “Kadri Zeka”, dhe vazhdon deri tek Teatri i Qytetit.

Në të njëjtën kohë, ftojmë të gjithë qytetarët e Gjilanit që të shtunën, më 24 janar, të na bashkohen në protestën gjithëpopullore në Prishtinë, që nis në ora 14:00 nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitarë në Prishtinë. Transporti nga Gjilani është i organizuar me autobusë, të cilët nisen në ora 12:00 nga rruga “Adem Jashari”, afër gjimnazit.

Bashkë, deri në realizimin e qëllimit tonë të përbashkët.

Jabllanoviq jashtë! Trepça është e jona!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat