Kalon ilegalisht kufirin në Kamenicë, shoqërohet në polici shtetasi serb

Kronikë

Kalon ilegalisht kufirin në Kamenicë, shoqërohet në polici shtetasi serb

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 11:29
Fotoilustrim

Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Rasti është raportuar më 12 gusht 2026, rreth orës 18:55. Sipas Policisë, i dyshuari, së bashku me dy pasagjerë, dyshohet se me një veturë me targa të Serbisë ka kaluar kufirin ilegalisht.

“Me vendim të gjykatës, të dyshuarit i janë sekuestruar dokumentet, ndërsa më pas është liruar”, thuhet në raportin.

Rasti është iniciuar si “Kalim ilegal i kufirit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat