Të shtëna me armë në aheng familjar në Shtime, policia konfiskon pistoletën me gaz

Kronikë

Të shtëna me armë në aheng familjar në Shtime, policia konfiskon pistoletën me gaz

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 09:33
Fotoilustrim

Të shtëna me armë janë raportuar gjatë një ahengu familjar në Davidoc të Shtimes.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Një i dyshuar ka dorëzuar një pistoletë me gaz dhe tre fishekë, ndërsa gjatë intervistimit ka deklaruar se kishte shtënë 2-3 herë në ajër.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, kurse pas inicimit të rastit, ai është liruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat