Sulm në Skenderaj: Një person godet me mjet pune një tjetër

Kronikë

Sulm në Skenderaj: Një person godet me mjet pune një tjetër

Më: 24 gusht 2026 Në ora: 09:31
Fotoilustrim

Një rast i lëndimit të lehtë trupor është raportuar të dielën në Skenderaj.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes dy personave.

Bazuar në të dhënat e policisë, një burrë dyshohet se e ka goditur viktimën me një mjet pune.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar, ndërkohë me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat