Dëmtoi televizorin me vlerë 1 mijë euro në lokal dhe kanosi pronarin, arrestohet i dyshuari

Kronikë

Dëmtoi televizorin me vlerë 1 mijë euro në lokal dhe kanosi pronarin, arrestohet i dyshuari

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 10:01
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se ka dëmtuar me qëllim një televizor në një lokal dhe më pas ka kanosur pronarin e tij.

Rasti është raportuar më 31 gusht rreth orës 09:27.

Sipas Policisë, ankuesi ka deklaruar se i dyshuari i kishte dëmtuar televizorin në vlerë rreth 1 mijë euro.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit në prani të autoriteteve përkatëse, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat