Shtime: Lëndohet një person në vendin e punës, shoqërohet në Polici përgjegjësi i firmës

Kronikë

Shtime: Lëndohet një person në vendin e punës, shoqërohet në Polici përgjegjësi i firmës

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 09:11
Fotoilustrim

Një person është lënduar paraditen e së shtunës në një firmë në Shtime, derisa ishte duke kryer punën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa lidhur me rastin në stacionin policor është shoqëruar përgjegjësi i firmës, i dyshuar për rastin.

“Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori dhe inspektorët e punës”, thotë Policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat