Prezanton një dokument të falsifikuar, ndalohet një shtetas serb në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë

Kronikë

Prezanton një dokument të falsifikuar, ndalohet një shtetas serb në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë

Më: 17 shtator 2026 Në ora: 09:26
Fotoilustrim

Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit ka prezantuar patentëshofer të falsifikuar.

Rasti ka ndodhur më 16 shtator, rreth orës 11:40.

“PKK. Dheu i Bardhë 16.09.2026, 11:40. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që gjatë kontrollit kishte prezantuar patentëshoferin, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.

Dokumenti është konfiskuar për ekzaminim, ndërsa  i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat