Dyshohet se qëlloi me armë drejt qenit të një qytetari në Skenderaj, policia ia sekuestron armën e gjuetisë

Kronikë

Dyshohet se qëlloi me armë drejt qenit të një qytetari në Skenderaj, policia ia sekuestron armën e gjuetisë

Më: 19 tetor 2026 Në ora: 09:40
Ilustrim

I dyshuari u shoqërua në stacion policor dhe, pas intervistimit, u lirua me vendim të prokurorit. Rasti po hetohet për përdorim të armës dhe posedim të paautorizuar të saj.

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një qytetari në Skenderaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 18 tetor 2026, rreth orës 10:20.

Pas konsultimit me prokurorin, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë në drejtim të qenit të ankuesit mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”. Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat