Një person është raportuar i zhdukur në Prishtinë, pasi kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastin e ka raportuar një qytetar, i cili ka njoftuar policinë se vëllai i tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kishte informacione për vendndodhjen e tij.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
“Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.