Vjedhje në Gjakovë, gruas nga Shqipëria ia marrin çantën me para, telefon dhe pasaportë

Kronikë

Vjedhje në Gjakovë, gruas nga Shqipëria ia marrin çantën me para, telefon dhe pasaportë

Nga: A.M. Më: 27 tetor 2026 Në ora: 10:00
Fotoilustrim

Një shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i është vjedhur çanta e krahut derisa ndodhej në tregun e Gjakovës.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 26 tetor, rreth orës 11:30, në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, transmeton “Bota sot”.

Ankuesja ka deklaruar se persona të panjohur ia kanë vjedhur çantën, në të cilën kishte para të gatshme, një telefon, dy kartela bankare dhe pasaportën.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat