Ushtroi dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje, dërgohet në mbajtje një burrë nga Gjilani

Kronikë

Ushtroi dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje, dërgohet në mbajtje një burrë nga Gjilani

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 10:22
Fotoilustrim

Një burrë në Gjilan është arrestuar nën dyshimin se ushtroi dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje.

Policia e cilësoi rastin si dhunë në familje, ndërsa tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan / 02.11.2026 – 17:00.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-oresh të policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat