Zbulohet sasi e madhe e narkotikëve dhe armë në një shtëpi në Gjilan, i dyshuari në arrati

Kronikë

Zbulohet sasi e madhe e narkotikëve dhe armë në një shtëpi në Gjilan, i dyshuari në arrati

Nga: A.M. Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 09:44
Fotoilustrim

Një sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, armë dhe municion janë gjetur dhe sekuestruar gjatë një kontrolli në vendbanimin e një personi në rrugën “Metush Krasniqi” në Gjilan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, kontrolli është kryer më 12 nëntor, rreth orës 20:30, me ç’rast janë gjetur 64.60 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, 104.9 gramë amfetaminë, 3.025.20 gramë marihuanë, 216.20 gramë tableta që dyshohet të jenë ekstazi dhe 47 gramë hashash.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar edhe katër cigare elektronike me 35 mbushje, një pistoletë, tre karikatorë dhe 20 fishekë, transmeton “Bota sot”.

I dyshuari, mashkull kosovar, gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat