Dy persona kapen në Istog, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin

Kronikë

Dy persona kapen në Istog, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 10:15
Fotoilustrim

Policia ka ndaluar dy persona në fshatin Sine të Istogut, të cilët dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas forcave të rendit, rasti është zbuluar gjatë patrullimit, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet kombi me targa vendore.

Automjeti drejtohej nga një mashkull kosovar, ndërsa në të ndodhej edhe një pasagjer. Të dy dyshohen se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dy personat janë liruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat