Dobrilla Kacarska zgjidhet gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Maqedonia

Dobrilla Kacarska zgjidhet gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:48
Dobrilla Kacarska

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pasdite me 61 vita ‘për’ e zgjodhi Dobrilla Kacarskën për gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.

Pas votimit, Kacarska dha deklaratë solemne.

Pas përfundimit të seancës së 20-të, deputetët e Kuvendit të RMV-së filluan t’i diskutojnë pikat e seancës së 21-të.

Ndryshe, OBRM-PDUKM ka kundërshtuar edhe me protesta në Kuvend zgjedhjen e Kacarskës në Gjykatën Kushtetuese dduke thënë përzgjedhje e saj vjen si pasojë e trysnisë politike që e ka bërë ajo në seancat për 27 prillin.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat