Ahmeti-Geer: Maqedonia e Veriut meriton nisjen e negociatave

Maqedonia

Ahmeti-Geer: Maqedonia e Veriut meriton nisjen e negociatave

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 18:45
Foto gjatë takimit

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer.

Gjatë takimit, sipas njoftimit të partisë, Ahmeti i ka thënë ambasadorit evropian Geer se Maqedonia e Veriut, përkatësisht koalicioni qeveritar është plotësisht i përkushtuar në agjendën për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, që njëherësh është dhe qëllim strategjik i yni.

“Gjatë bisedës, Ahmeti dhe Geer u pajtuan se Republika e Maqedonisë së Veriut po bën përpjekje të fuqishme për të realizuar reformat e brendshme në mënyrën më efikase dhe gjithëpërfshirëse. Përveç kësaj, kryetari i BDI-së Ahmeti i shprehu mirënjohje ambasadorit Geer për angazhimin e Bashkimit Evropian sa i përket mbështetjes për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer gjithashtu biseduan dhe për çështjen e vetme të hapur të Maqedonisë së Veriut, kontestin me Bullgarinë. Ahmeti i tha ambasadorit Geer se kjo situatë e krijuar do të tejkalohet përmes dialogut të mirëfilltë dhe shumë konstruktiv midis Shkupit dhe Sofjes dhe që në këtë drejtim vendit i duhet një lehtësim nga Bashkimi Evropian, ngjashëm si edhe me Greqinë”.

“Në fund të këtij takimi, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i tha ambasadorit të BE-së,  David Geer se të dyja palët, edhe Shkupi edhe Sofja duhet të jenë shumë të kujdesshme në përmbylljen e këtij kontesti dhe që duhet pasur parasysh se “sa më shumë histori, aq më shumë nostalgji” do të shkaktohet”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat