Ministri Filipçe: Numri i të hospitalizuarve po zvogëlohet

Maqedonia

Ministri Filipçe: Numri i të hospitalizuarve po zvogëlohet

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 23:09
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sonte në emisionin Click Plus, theksoi se numri i të shtruarve në spital po zvogëlohet.

“Ka shumë supozime për virusin, jo vetëm në vendin tonë, por kudo në botë.

A mund të themi se çfarë do të ndodhë në periudhën tjetër, sa do të zgjasë kjo valë.

Ajo që po ndodh në vendin tonë është se ka një ulje të numrit të shtruarve në spitale. Ndryshe nga ditët e para të nëntorit kur presioni ishte i madh,” tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat