LSM: Ndryshimet e LMP nuk shkojnë në favor e diela të jetë ditë jopune

Maqedonia

LSM: Ndryshimet e LMP nuk shkojnë në favor e diela të jetë ditë jopune

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:40
Ilustrim

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) konsideron se ndryshime e propozuara në Ligjin e marrëdhënieve të punës nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nuk shkojnë në dobi të asaj që e diela të shpallet ditë jopune.

Në reagimin e LSM-së thuhet se propozimi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ka për qëllim përcaktimin e procedurës që duhet të zbatohet nga punëdhënësit për punëtorët që të punojnë të dielën, dhe jo për të përcaktuar të drejtën e diela të jetë ditë jo pune.

Vlerësojnë se përjashtimet e mundshme nga e drejta që e diela të jetë ditë jo pune duhet të rregullohen në Ligjin për marrëdhënie të punës si ligj themelor, bazuar në analizë se cilat aktivitete duhet të kenë proces të vazhdueshëm të punës.

“Propozimi i LSM-së është që punëtorët të cilët me përjashtime janë të angazhuar për të punuar të dielave duhet të kenë të drejtën për të rritur pagën bazë në orë me të paktën 50 për qind shtesë për punë të dielën si dhe të drejtën për një ditë pushimi gjatë javës, thonë nga LSM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat