Pendarovski: Krahas masave të institucioneve të cilat janë më të rëndësishme për momentin, nevojitet edhe përgjegjësi më e madhe individuale

Maqedonia

Pendarovski: Krahas masave të institucioneve të cilat janë më të rëndësishme për momentin, nevojitet edhe përgjegjësi më e madhe individuale

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 20:36
Stevo Pendarovski

Nën moton “Të ndërtojmë mbështetje më të mirë: për personat me nevoja të veçanta – botë gjithëpërfshirëse, të kapshme dhe të qëndrueshme pas Kovid-19” sot në Shtëpinë e Organizatave Humanitare “Dare Xhambaz” ishte shënuar Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta. Në shënimin e kësaj dite mori pjesë edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, i cili me këtë rast theksoi se krahas masave të institucioneve të cilat janë më të rëndësishme për momentin, nevojitet edhe përgjegjësi më e madhe individuale.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Organizatave Invalidore dhe kryetar i Lidhjes Kombëtare të Shurdhëve dhe Personave me Probleme me të Dëgjuarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Tomica Stojanovski në fjalimin e tij theksoi se shënimi i 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Nevoja të Veçanta filloi në vitin 1992, me rezolutën numër 47/3 të miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Aktivitetet për shënimin e kësaj dite kanë për qëllim që të promovojnë mirëkuptimin për problemet e personave me invaliditet dhe ta mobilizojnë mbështetje për dinjitet, drejtësi dhe mirëqenie të këtyre personave”, tha Stojanovski.

Shënimi i kësaj dite, siç theksoi ai, ofron mundësi që të nxiten ndryshime në qëndrimet drejtë personave me invaliditet dhe të mënjanohen barrierat për pjesëmarrje të tyre të plotë në të gjitha aspektet e jetë.

“Asgjë për ne, pa ne është akronim i njohur i personave me invaliditet për jetë të barabartë dinjitoze me të cilin organizatat kombëtare invalidore tentojnë ta rrisin vetëdijen për përfitimet të cilat dalin nga integrimi i personave me invaliditet në secilin aspekt të jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore në shtetin tonë”, shtoi Stojanovski.

Presidenti Stevo Pendarovski theksoi se vendi ynë para gati një dekade e ratifikoi Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me nevoja të veçanta dhe theksoi se si shtet edhe më tutje mbesin prapa me zbatimin e saj të plotë dhe të duhur. Ai shtoi se është koha e fundit që të zbatohen dispozitat e Konventës, veçanërisht nenet 5 dhe 9, gjegjësisht, të drejtat e përfaqësimit dhe të barazisë dhe mosdiskriminimit.

Në kushte të pandemisë së Kovid-19, më të rrezikuar janë kategoritë më të ndjeshme të bashkëqytetarëve tanë, të cilëve iu nevojitet ndihmë, solidaritet dhe kujdes. Në atë drejtim, përfundoi presidenti Pendarovski, “krahas masave institucionale të cilat janë më të rëndësishme për momentin, nevojitet edhe përgjegjësi e rritur individuale dhe angazhim i secilit qytetar tonë. Të gjithë ne si individë mund të kontribuojmë me sjelljen tonë, proaktivitet dhe përgjegjësi”.

Në takim, përfaqësuesit e KKOIM presidentit Pendarovski ia treguan problemet dhe sfidat me të cilat për çdo ditë përballen. Para së gjithash, e theksuan mos qasjen në objekte, mo sqasjen në arsim, papunësinë e personave me nevoja të veçanta, kompensimet e ulëta nga shteti, mungesën e ndihmesave adekuate.

Në kuadër të përmirësimit të një pjese të gjendjes me të cilat përballen personat me nevoja të veçanta, Pendarovski premtoi se nuk do ta nënshkruajë Dekretin për shpalljen e Ligjit për ndërtim nëse në të nuk janë të implementuara sugjerimet kryesore të personave me nevoja të veçanta, ndërsa të cilat parashohin objektet e reja të jenë të kapshme për personat me nevoja të veçanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat