Nuredini: Urgjent të zbatohen masat e shpejta për sanimin e pasojave nga deponia Rusino

Maqedonia

Nuredini: Urgjent të zbatohen masat e shpejta për sanimin e pasojave nga deponia Rusino

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 18:16
Naser Nuredini

Me iniciativën e Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, në seancën e qeverisë të martën u miratua Konkluza, sipas të cilës ministri Nuredini urdhëron Qendrën për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut, përmes kontraktuesit të angazhuar “Pelagonija” SHA Gostivar dhe NPK “Komunalec” Gostivar, për të zbatuar masa të shpejta për sanimin e pasojave mjedisore të vendndodhjes ekzistuese për largimin e mbetjeve në Rusino, komuna e Gostivarit.

Siç informon Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), masat e shpejta duhet të përfshijnë ndërtimin e një sistemi të trajtimit të rrjedhjeve të përbëra nga një argjinaturë që do të parandalojë hyrjen e ujërave atmosferik në mbetjet e depozituara, kanali, rezervuari dhe pompa që do të kthejë rrjedhjet në deponinë ekzistuese, një shtëpi administrative për punonjësit, peshore për matjen e automjeteve që transportojnë mbetjet për asgjësim dhe seksioni ku do të vendoset peshorja, për të cilat janë siguruar mjete financiare përmes Projektit për krijimin e një sistemi të ri rajonal të menaxhimit të mbetjeve komunale në të gjithë rajonin e Pollogut përmes një granti nga Qeveria Zvicerane për Qeverinë e RMV-së prej 1.900.000,00 franga zvicerane.

Këto aktivitete nuk janë zbatuar deri më tani për shkak të vonesave të procedurave administrative, me ç’rast Ministri Nuredini në përputhje me parimet e parandalimit dhe nivelit të lartë të mbrojtjes nga Ligji për Mjedisin, lëshoi urdhër për të parandaluar rritjen e mëtejshme të akumulimit të ndotësve në të gjitha mediat e mjedisit jetësor, në një rreth më të gjerë, të cilat rrezikojnë shëndetin e njeriut.

Sipas MMJPH, përfundimi me sukses i këtij projekti është një parakusht për sigurimin e mjeteve shtesë financiare për ndërtimin e deponisë sanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat