Aksident në rrugën Kumanovë-Shkup, humb jetën një person

Maqedonia

Aksident në rrugën Kumanovë-Shkup, humb jetën një person

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:05
Foto Ilustrim

Një shofer ndërron jetë, ndërsa tre udhëtarë janë lënduar, pasi një veturë me targa të Shkupit doli jashtë rrugës në autostradën Kumanovë-Shkup.

Siç informojnë nga Ministria e Brendshme, dje në orën 23:30 një veturë “Mercedes” me targa të Shkupit, drejtuar nga S.T. (25) nga fshati Agino, doli nga autostrada Kumanovë-Shkup, afër fshatit Agino.

Pas aksidentit, shoferi dhe udhëtarët u transferuan në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza” në Shkup, ku për S.T. u konstatua vdekja, ndërsa udhëtarët ZH.GJ. F.D. dhe B.A. kanë marrë lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer inspektim policia nga SPB Kumanovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat