Ahmeti: Besojmë se Bullgaria do të gjen forcë për të kapërcyer çështjet emocionale

Maqedonia

Ahmeti: Besojmë se Bullgaria do të gjen forcë për të kapërcyer çështjet emocionale

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 15:26
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në një deklaratë për “Kanal5”, tha se ai mbështet bashkëqytetarët e tij maqedonas në kontestin me Bullgarinë dhe shpreson se Bullgaria do të gjejë forcën për të kapërcyer çështjet emocionale.

“Ne mbështesim bashkëqytetarët tanë maqedonas në këtë proces shumë të rëndësishëm dhe mendoj se pala bullgare do të marrë parasysh në këto procese të rëndësishm.

Besojmë se Bullgaria do të gjen forcë për të kapërcyer këto çështje emocionale, sepse nëse Ballkani hyn në histori, ne me të vërtetë do të duhet të ndërtojmë një Ballkan të ri.

Është me interes të madh për ne që të mos e humbasim hapin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat