Bujar Osmani – Dimitris Janakis: Zgjidhja e kontestit mes dy shteteve u bë model për shtetet në rajon

Maqedonia

Bujar Osmani – Dimitris Janakis: Zgjidhja e kontestit mes dy shteteve u bë model për shtetet në rajon

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 22:23
Foto gjatë takimit

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe të Plotfuqishëm të Republikës së Greqisë në Maqedoninë e Veriut, Dimitris Janakakis.

Ministri Osmani përshëndeti angazhimin e Ambasadorit Janakakis gjatë periudhës sa ishte me mandat në Maqedoninë e Veriut, kur u realizuan momentet historike në raportet bilaterale, siç ishin përgatitjet por edhe të vet nënshkrimi dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës. Përskaj mundësisë për krijimin e një faze të re në raportet bilaterale dhe ndërmarrjen e një serie aktivitetesh për thellimin e tyre, u mundësua që shteti ynë t’i realizojë prioritetet më të rëndësishme në politikën e jashtme, anëtarësimin e plotë në NATO dhe vendimin e Këshillit Evropian në mars për fillimin e negociatave për aderim në Bashkimin Evropian.

“Me angazhimin tonë të përbashkët treguam se zgjidhja e suksesshme e çështjes së hapur bilaterale ndër vite u bë model për shtetet tjera në rajon, kontribuoi në intensifikimin e bashkëpunimit rajonal dhe me të për perspektivën evropiane nga rajoni”, tha Ministri Osmani dhe shtoi: “Greqia vazhdon të mbetet lobist i zëshëm për në BE – progresin e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera të rajonit”.

Ministri Osmani e falënderoi Ambasadorin Janakakis për ndihmën në realizimin e të gjithë angazhimeve të cilat në periudhën e kaluar kontribuuan në intensifikimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, në shumë fusha të interesit të përbashkët, koordinimit dhe punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat