Pendarovski: Skenari pozitiv përfshinë fillimin e negociatave aderuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Maqedonia

Pendarovski: Skenari pozitiv përfshinë fillimin e negociatave aderuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:11
Stevo Pendarovski

 Skenari pozitiv për rajonin përfshinë fillimin e negociatave inkuadruese për antarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përshpejtimin e negociatave të filluara inkuadruese të Malit të Zi dhe Republikës së Serbisë, përparim në bisedimet Beograd-Prishtinë dhe rritja e përpjekjeve ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë, deklaroi sot Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në Forum 10 To Be Secure.

Duke folur në temë “Ballkani Perendimorë për 10 vite”, Pendarovski potencoi se për një dekadë vendet nga Ballkani Perendimorë mund ta arrijnë nivelin e sotëm të zhvillimit të vendeve evropiane vetëm me përpjekje më të madhe të BE-së dhe SHBA-së në rajon, përmes vlerësimeve reale të proceseve të demokratizimit dhe nëse forca proevropiane janë në pushtet.

Sipas shefit të shtetit, rezultatet më të mira për demokratizim dhe përparim të vendeve të rajonit janë arritur me mbështetje dhe lidershipit të bashkësisë euroatlantike si tërësi.

“Jam i bindur se ardhmëria e Ballkanit do të jetë e ndritshme vetëm me refuzimin e nacionalizmit që shkaktoi vuajtje dhe shkatërrim në të kaluarën”, potencoi Pendarovski.

Në sesionin në suaza të forumit, përvec presidentit Pendarovski, fjalim pati dhe Presidenti slloven, Borut Pahor.

Forumin To be secure e organizoi Këshilli Atlantik i Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat