Karakaçanov: Shkupi duhet të zbatojë Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë

Maqedonia

Karakaçanov: Shkupi duhet të zbatojë Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:54
Krasimir Karakaçanov

Bullgaria këmbëngul që Republika e Maqedonisë së Veriut të zbatojë Marrëveshjen për Bashkëpunim, Fqinjësi të Mirë dhe Miqësinë, tha zëvendëskryeministri bullgar dhe ministri i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT).

“Bullgaria është vendi që gjithmonë e ka ndihmuar Maqedoninë. Ne ishim të parët që i njohëm, i ndihmuam financiarisht dhe i ndihmuam ushtarakisht gjatë embargos jugosllave. Prisnim një marrëdhënie kolegjiale, por morëm `lojëra prapa skenave`”, tha Karakaçanov, i cili gjithashtu është drejtuesi i partisë VMRO – Lëvizja Kombëtare Bullgare (VMRO-BND).

Siç raporton BGNES, Karakaçanov thotë se si në tërë historinë e saj 125-vjeçare, kështu edhe tani, partia VMRO “mbron Bullgarinë”.

“Është e rëndësishme të ndalohet praktikimi i gjuhës së urrejtjes”, shtoi Karakaçanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat