Maqedoni: Deri në mes të janarit do të arrijnë frigoriferët ku do të ruhen vaksinat kundër coronavirusit

Maqedonia

Maqedoni: Deri në mes të janarit do të arrijnë frigoriferët ku do të ruhen vaksinat kundër coronavirusit

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 14:30
Foto Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot vizitoi disa nga operatorët ekonomikë ku do të ruhen vaksinat për Covid-19. Këta janë shpërndarës të cilët tashmë po punojnë në këtë fushë, pra janë përfshirë në sistemin e përhershëm të vaksinimit, në pjesën që lidhet me magazinimin dhe shpërndarjen e vaksinave të tjera, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministri vizitoi dhomat e ftohta dhe frigoriferët që tashmë ruajnë vaksinat nga kalendari imunitar i Ministrisë së Shëndetësisë me disa nga ekipet ekspertë të shpërndarësve dhe biseduan me ta se si do të ruhet dhe shpërndahet vaksinat për Covid-19, kur të mbërrijnë në vendin tonë.

“Operatorët në mjediset e tyre ekzistuese kanë dhoma të ftohta nga 0 në 8 gradë Celsius, si dhe frigoriferë deri në -20 gradë celsius, si dhe automjete me frigoriferë me qëllim që të mbajnë “zinxhirin e ftohtë” gjatë shpërndarjes së vaksinave. Për më tepër, Ministria e Shëndetësisë do të furnizojë operatorët me frigoriferë deri në -70 gradë celsius, të cilët do të mbërrijnë në vend në mes të janarit”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Filipçe falënderoi operatorët ekonomikë për pëlqimin për të qenë pjesë e këtij sistemi, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të nënshkruajë kontrata me ta për shërbimet e ofruara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat