Maqedoni: Viti i Ri, kërkohet që kafenetë dhe baret të punojnë deri në orën një pasmesnate

Maqedonia

Maqedoni: Viti i Ri, kërkohet që kafenetë dhe baret të punojnë deri në orën një pasmesnate

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 17:44
Foto ilustrim

Kafenetë dhe baret të punojnë deri në orën një pasmesnate për festat e Vitit të Ri, duke respektuar të gjitha protokollet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Kjo është kërkesa kryesore e Odës së Pavarur të Gastronomëve. Kërkon nga Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse që t’i ftojë në takim ku do të vendoset se si do të punojnë gastromonët për festat e fundvitit.

“Për festat e fundvitit duhet të rikthehet orari normal i punës, pra deri në orën një, dhe t’u mundësohet gastronomëve programe të përshtatshme muzikore. Kjo nuk do të thotë se do të ketë ahengje, vallëzime dhe turma, por do të jetë e rëndësishme për mysafirët dhe qytetarët ta përcjellin vitin së bashku me Covid 19″, tha Zdravko Josifoski, Oda e Pavarur e Gastronomëve.

Nëse komisioni nuk i thërret, gastronomët vet do të shkojnë në vendin ku mbahet seanca. Pjesëmarrje në takim kërkojnë që të mos merren vendime pa mendimin e palëve të interesuara.

“Pavarësisht nëse Komisioni na fton nesër zyrtarisht ose jozyrtarisht, ne sigurisht do të paraqitemi nesër në ora 8 në amfiteatrin ku do t’i mbajë takimet si delegacion për të kërkuar që të jemi të pranishëm në vend dhe për këtë do t’i informojmë mediat”, pohoi Zdravko Josifoski- Oda e pavarur e gastronomëve.

Komisioni për Sëmundjet Infektive pritet të vendosë të hënënë se si do të funksionojnë objektet gastronomike. Disa vende evropiane kanë vendosur orë policore dhe mbylljen e bareve dhe restoranteve në prag të Vitit të Ri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat