Analizohet nevoja për masa të reja shtrënguese, vazhdojnë përgatitjet për vaksinim

Maqedonia

Analizohet nevoja për masa të reja shtrënguese, vazhdojnë përgatitjet për vaksinim

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 09:39
Foto Ilustrim

Komisioni për sëmundje ngjitëse sot pritet të debatoj vallë gjatë festave do të vendosen masa të reja restriktive dhe ndërrimi i orarit të punës për objektet hotelierike me qëllim të parandalimit të përhapjes së Kovid-19.

Oda e pavarur ekonomike e gastronomeve gjatë ditës së djeshme njoftoi se ka dorëzuar kërkesë zyrtare deri tek Komisioni për sëmundje ngjitëse që të merr pjesë në punën e Komisionit në fjalë.
Nga Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme njoftuan se në Kovid Qendrat në vend po kurohen 813 pacientë pozitiv me Kovid-19, por se ka edhe rreth 200 shtretër të lirë.

Në ndërkohë Institucionet shëndetësore i kanë vazhduar përgatitjet për vaksinim kundër virusit, ndërsa ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe përmes një video paraqitje i njoftoi qytetarët se vaksinat kundër koronavirusit janë të sigurta dhe se të njëjtat janë mënyra e vetme për të fituar pandeminë.

Informoi gjithashtu se qeveria do të siguroj numër të mjaftueshëm të vaksinave për vaksinimin e 60 deri 60 për qind të popullsisë, aq sa është e nevojshme për imunitet kolektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat