Zaev: Ja çfarë kemi bërë për 100 ditë qeverisje

Maqedonia

Zaev: Ja çfarë kemi bërë për 100 ditë qeverisje

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 12:54
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev duke folur për 100 ditët e qeverisë tha se zgjedhjes së qeverisë së re i paraprinë zgjedhje të organizuara në kushte të vështira për shkak krizës me KOVID-19.

“U dëshmua se organizimi i zgjedhjeve në ato kushte ishte vendim i drejtë. U dëshmua se të kota dhe paarsyeshme ishin kërcënimet e Qeverisë dhe se ata kërcënime kishin qëllim bllokimin e sistemit shëndetësor dhe të bllokohet mbështetja për qytetarët. E kompletuam sistemin e institucioneve”, deklaroi Zaev, raporton SHENJA.

Ai tha se sfida kryesore që e karakterizoi 100 ditëshin e parë ishte ballafaqimi me pandeminë botërore KOVID-19.

“E riorganizuam sistemit për tu ndihmuar qytetarëve, Ministria e shëndetësisë aplikoi për furnizimin e vaksinave kundër Kovid19. Me qëllim të sigurojmë qasje më të lehtë dhe sigurt të gjithë qytetarëve për teste të Kovid 19, siguruam vaksina të nevojshme”, shtoi më tej Zaev.

Zaev deklaroi se ata kanë ndërmarr politika dhe masa për restart të ekonomisë vendore, fokusi kryesor gjatë rishikimit të buxhetit ishte zbatimi i masave kundër krizës dhe aktivizimi i kapacitetit njerëzor.

“Me proces inkluziv u soll pakoja e katërt e masave në vlerë prej 470 milion euro dhe bashkë me pakot e tjera do të thotë 1 miliard euro u orientuan kah qytetarët dhe afarizmi për të siguruar ekonomi stabile. Siguruam mbështetje për pagesën e pagave. Bashkë me këtë pako, në pakon e katërt Kovid ekstra do të sigurohen rreth 250 mijë paga për kuartalin e katërt”, deklaroi më tej Zaev.

Ai njoftoi se po hyjmë në një kohë të rendit, drejtësisë dhe disiplinës, pastrimit të gjyqësorit dhe sundimit të ligjit pa dallim.

Ai iu referua raportit pozitiv të KE për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilin thuhet se kjo qeveri ka filluar transformimin e vendit në një rrugë evropiane dhe siguron qasje të barabartë në drejtësi, mundësi të barabarta për të gjithë dhe barazi para ligjit.

“Drejtësia po bëhet po aq e arritshme për të gjithë”, tha Kryeministri Zoran Zaev në raportin e sotëm mbi punën e bërë në 100 ditët e kaluara.

Zaev ndërkohë derisa u përgjigj në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndonjë takim eventual të liderëve, tha se pret që presidenti i vendit Stevo Pendarovski ta thërras një takim të tillë, por u shpreh se në rast se Pendarovski nuk ndërmerr një hap të tillë atëherë ai do ta ndërmerr një iniciativë të tillë, dhe takimi i liderëve do të realizohet deri në fund të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat