Opozita shqiptare me propozim-ligj të ri për marrjen e nënshtetësisë së Maqedonisë

Maqedonia

Opozita shqiptare me propozim-ligj të ri për marrjen e nënshtetësisë së Maqedonisë

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 15:38
Foto Ilustrim

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë propozuar zgjidhje ligjore, me të cilën parashihet që nënshtetësinë e Maqedonisë ta marrin të gjithë ata persona që qëndrojnë në vend që nga viti 1991, duke dëshmuar për këtë tre persona.

Opozita shqiptare kërkon që ky propozim-ligj të sillet me procedurë të shkurtuar dhe nëse miratohet, praktikisht do të thotë se ata qytetarë që marrin nënshtetësi, do të mund të jenë pjesë e regjistrimit të popullsisë që mbahet në verën e vitit të ardhshëm.

Arsyetimi për këtë ligj është se do t’u mundësojë personave që janë pa nënshtetësi për shkak të prishjes së Jugosllavisë, të fitojnë të drejtën e nënshtetësisë.

Për momentin partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe OBRM-PDUKM akoma nuk kanë reaguar, nëse do ta pranojnë ose hedhin poshtë këtë propozim.

Ndryshe, ky propozim-ligj është publikuar para disa ditës, ndërsa është dorëzuar nga shtatë deputetë të opozitës shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat