Maqedoni: MPB të hënën do të dalë me qëndrim për propozim-ligjin për shtetësinë

Maqedonia

Maqedoni: MPB të hënën do të dalë me qëndrim për propozim-ligjin për shtetësinë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pret që të hënën MPB-ja të dalë me qëndrim lidhur me propozim-ligjin për shtetësinë, të propozuar nga deputetët e opozitës shqiptare në Kuvend.

Spasovski në konferencën e sotme për shtyp informoi se dje në MPB e kanë marrë parasysh këtë propozim ligj, ndërsa ekspertët nga kjo fushë e shqyrtojnë dhe do të japin mendim lidhur me këtë zgjidhje ligjore, pas çka do të dorëzohet në Kuvend.

Në pyetjen deri ku është procedura për marrjen e shtetësisë të personave që nuk e kanë dhe sa është numri i tyre në vendin tonë, Spasovski informoi se është duke u punuar në detektimin e të gjitha lëshimeve dhe dobësive të zgjidhjes ekzistuese ligjore dhe çfarë mund të përmirësohet që të mund t’i realizojnë të drejtat e shtetësisë.

“Kemi disa vlerësime të caktuara lidhur me numrin e personave të cilët nuk kanë shtetësi, por këto nuk janë numra të hollësishëm sepse kur të hapet ai proces, ne do të kemi aplikime nga qytetarët që nuk kanë shtetësi në Maqedoninë e Veriut. Kur të jetë e plotë në pjesën e rregullimit ligjor dhe nevojën për të ndryshuar zgjidhjen ligjore, ne do të shpjegojmë në detaje se si dhe si do të ndryshohet Ligji dhe momentet e reja që do të mundësojnë shtetësinë e qytetarëve”, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp në të cilën ai dha raport për punën e bërë në 100 ditët e fundit në MPB.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat