Flet Vice Zaev, vëllau i kryeministrit Zoran Zaev: Kompanitë tona kanë mbi 1.000 punëtorë!

Maqedonia

Flet Vice Zaev, vëllau i kryeministrit Zoran Zaev: Kompanitë tona kanë mbi 1.000 punëtorë!

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 11:28
Vice Zaev

Në politikë nuk kam plan të kyçem, thotë biznesmeni Vice Zaev, vëlla i kryeministrit Zoran Zaev. Ai thotë se familja e tyre merret me biznes 30 vite, gjatë të cilave siç shprehet, mirëkuptimi u ka sjellur sukses.

“Kompanitë tona janë themeluar në vitin 1989-90. filluam me ndërmarrje tregtare që në atë kohë e ka themeluar axha imi ndjerë. Është bë përfaqësues i disa ndërmarrjeve, atëherë ishte embargo dhe fitohej lehtë. Në atë mënyrë krijuam kapital të madh, gjithçka në mënyrë ligjore. Më vonë ne u rritëm, filluam të marrim pjesë të biznesit dhe ta zgjerojmë. U zgjeruam në shumë sfera, produkte ushqimore, konfeksion, tregti, ndërtimtari, fabrikë për konservim të ushqimit, shtëpi brokerash,…për një kohë të shkurtër ato kompani u shndërruan në biznese serioze, që për momentin numërojnë mbi 1.000 të punësuar”, thotë Zaev.

Me këtë rast, ai thotë se as vetë, as kryeministri Zaev, nuk kanë lidhje me kompanitë për marihuanë mjekësore.
“Fabrikat për prodhim të kanabisit në Sveti Nikole dhenë Vallandovë janë në pronësi të dy kushërinjve të mi. As unë, as vëllai im, nuk kemi licencë për kultivim të kanabisit. Nuk posedojmë as pjesë personale në ndërmarrjet e kushërinjve. As ata nuk janë pronarë qind për qind, kanë partnerë nga Holanda, Gjermania dhe Izraeli. Nuk jam i pagabueshëm, por 90 për qind të punëve që më mveshen nuk janë të sakta. Vetë fakti që askush nuk është ankuar që dikë e kam reketuar, se jam futur në biznesin e dikujt, ose që i kam marrë diçka që nuk më takon, tregon që unë nuk e shkeli ligjin. Edhe ajo që flitet është në bazë të spekulimeve, nuk ka argumente. Asnjëherë nuk ‘punoj me lidhje’ para ca kohe më dënoi policia për mosmbajtje të maskës, dhe në mënyrën më të rregullt e pagova”, ka deklaruar Vice Zaev për “Slloboden Peçat”.

Ai vlerëson se vëllau i tij, kryeministri Zoran Zaev, është shumë tolerant dhe i butë lidhur me Bullgarinë.
“Më pengon që nuk reagon ndaj shumë provokimeve nga fqinji lindor. E di që edhe ai pajtohet me qëndrimet e mia që nuk duhet të jetë aq i butë, por e shikon fotografinë e madhe, posedon më shumë informata se ne dhe për këtë arsye zbaton politikë të tillë. Kurse me mënyrën se si e udhëheq politikën pajtohem plotësisht sepse jep rezultate. Me hapat që i bë edhe me Greqinë edhe me Bullgarinë e rrezikon edhe karrierën e vetë edhe të familjes, por është ii guximshëm dhe kjo duhet të vlerësohet”, thotë Vice Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat